LAJMI I FUNDIT:

Messi zbulon titullin më të çmuar që ka fituar (Foto)

Messi zbulon titullin më të çmuar që ka fituar (Foto)
Argentina's Lionel Messi celebrates after scoring a free-kick against Panama during the Copa America Centenario football tournament in Chicago, Illinois, United States, on June 10, 2016. / AFP PHOTO / OMAR TORRESOMAR TORRES/AFP/Getty Images ORIG FILE ID: 552884563

Super ylli i Barcelonës,  Lionel Messi, u ka dalë në mbrojtje lojtarëve të  Argjentinës pas kritikave të mëdha. 

Ai ka zbuluar edhe një gjë interesante, duke thënë se trofeu më i dashur i fituar nga ai është medalja e artë në Lojërat Olimpike në vitin 2008.

Messi me Argjentinën nuk ka mundur të fitojë trofe të tjerë pasi ka humbur në tri finale.


Ai vuan me fanellën e Kombëtares, pasi nuk po arrin të fitojë

E para në Kupën e Botës në vitin 2014, pastaj dy herë në Kupa Amerika në vitet 2015 dhe 2016.

Messi madje pas humbjes së finales së tretë nga Kili kishte lajmëruar pensionimin nga Kombëtarja e Argjentinës.

Medalja e fituar nga Messi me Argjentinën

“Fjalët që thuhen për kombëtaren duhet të jenë të kujdesshme. Ne e dimë se çfarë ndodh”.

“I kuptojmë të gjithë që kërkojnë për të fituar diçka me kombëtaren. Edhe ne që jemi pjesë e Kombëtares duam të fitojmë Kupën e Botës”.

Messi me trofetë e fituar individual

“Titulli më i çmuar është Olimpiada, sepse ajo është një turne, ku kam luajtur një herë në jetë dhe ku bashkëjeton me shumë atletë nga disiplina të ndryshme”, ka thënë Messi. /Telegrafi/