LAJMI I FUNDIT:

Messi vs Ronaldo – Joshua tregon kush do të fitonte nëse do të rraheshin

Messi vs Ronaldo – Joshua tregon kush do të fitonte nëse do të rraheshin

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë yjet e padiskutueshme që e dominojnë botën e futbollit.

Ylli i Barcelonës dhe ai i Real Madridit janë rivalët më të mëdhenj në futbollin botëror.


Ata janë pa dyshim më të mirët në botë në sportin e tyre, por nëse rivaliteti i tyre do të bartej në një rrahje, shumë fansa do të ishin kuriozë të dinin se kush do të triumfonte.

Sipas boksierit më të mirë në botë, Anthony Joshua, fitues në një duel të mundshëm mes tyre do të ishte pa dyshim Cristiano Ronaldo, por thotë se do ta kishte vështirë ndaj Messit.

“Mendoj se Messi është i fortë dhe i përkushtuar. Por, Ronaldo duket sikurse një “Bruce Lee”. Është ajo “bang”. Vetëm qëndron aty dhe të zotëron në një qoshe dhe je i përfunduar. Messi është pak më shumë, ashtu siç e tregon emri i tij, “messy – problematik’”, potencoi Joshua.

Pra, sipas Joshuas, Ronaldo do ta dominonte shumë Messin nëse do të vinte në një luftë mes tyre.

Vet Joshua do t’i rikthehet ringut më 28 tetor në Cardiff ndaj bullgarit, Kobrat Pulev. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Premier League
Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

La Liga
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Kalo në kategori