LAJMI I FUNDIT:

Messi po i bën presion Barcelonës për Neymarin, nuk i pëlqen Griezmanni

Messi po i bën presion Barcelonës për Neymarin, nuk i pëlqen Griezmanni
Foto: Mundo Deportivo

Lionel Messi është duke e kërkuar me gulm ribashkimin me Neymarin, derisa ka kërkuar nga Barcelona që ta transferojë brazilianin.

Sulmuesi brazilian u largua në verën e vitit 2017 nga kampioni i La Liga-së në drejtim të Paris Saint-Germain, për shumën rekorde 222 milionë euro.

Por, pas vetëm dy vitesh qëndrimi në Ligue 1, lojtari 27-vjeçar po e kërkon rikthimin në La Liga, derisa operacioni duket i komplikuar në shikim të parë.


Sipas The Sunday Times, pesë herë fituesi i Topit të Artë u ka kërkuar Blaugranasëve që ta rikthejnë Neymarin në Camp Nou.

Messi nuk ia dha dorën Griezmannit në miqësoren ndaj Arsenalit
Lexo po ashtu Messi nuk ia dha dorën Griezmannit në miqësoren ndaj Arsenalit

Messi nuk është i lumtur me transferimin e Antoine Griezmannit, andaj po e kërkon ribashkimin me brazilianin e rebeluar.

Pak ditë më parë është raportuar se PSG-ja ka kërkuar nga Barcelona shërbimet e Philippe Coutinhos dhe Nelson Semedos plus 50 milionë euro, në mënyrë që ta lejojë largimin e Neymarit. /Telegrafi/