LAJMI I FUNDIT:

Messi paralajmëron rivalët pas kalimit të Barcelonës në çerekfinale: Shihemi në Lisbonë

Messi paralajmëron rivalët pas kalimit të Barcelonës në çerekfinale: Shihemi në Lisbonë

Lionel Messi ka lëshuar një paralajmërim në rrjetet sociale pas kualifikimit të Barcelonës në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Barcelona mposhti Napolin me rezultat 3-1 në ndeshjen kthyese të fazës së 1/8-tës së Ligës së Kampionëve dhe kaloi tutje me rezultat të përgjithshëm 4-2.

Golat në fitoren e katalunasve u shënuan nga Clement Lenglet, Messi, i cili shënoi një gol të bukur dhe Luis Suarez nga penalltia.


Messi dhuron spektakël ndaj Napolit, Barcelona siguron plasmanin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Messi dhuron spektakël ndaj Napolit, Barcelona siguron plasmanin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Megjithatë, ylli i ndeshjes padyshim se ishte argjentinasi Messi që përveç golit dhuroi edhe shou dhe fitoi penalltinë e konvertuar në gol nga Suarez.

Ky kualifikim në çerekfinale ka bërë që Barcelona ta ketë kundërshtar Bayern Munichun.

I pandalshmi Messi shënon gol të bukur ndaj Napolit
Lexo po ashtu I pandalshmi Messi shënon gol të bukur ndaj Napolit

Por, kjo nuk duket se i lë shumë përshtypje gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, Messit, i cili ka paralajmëruar rivalët e tij.

“Shihemi në Lisbonë”, ishte përshkrimi i Messit në rrjetet sociale, pas kalimit të Barcelonës në çerekfinale. /Telegrafi/