LAJMI I FUNDIT:

Messi i pandalshëm: 36 skuadra janë ‘viktima’ të argjentinasit në Ligën e Kampionëve

Messi i pandalshëm: 36 skuadra janë ‘viktima’ të argjentinasit në Ligën e Kampionëve

Barcelona u përballë të martën në mbrëmje me Ferencvarosin në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Lionel Messi arriti të gjente vetën në listën e realizatorëve me golin e shënuar në minutën e 27-të nga penalltia në fitoren 5-1.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë po vazhdon me statistika të mira, duke arritur që t’u shënojë 36 skuadrave të ndryshme në garën më të madhe për klube në Evropë ndër vite.


Nga 41 kundërshtarë që është përballur, argjentinasit i kanë shpëtuar vetëm Rubin Kazan, Atletico Madridi, Benfica, Udinese dhe Interi, që nuk u ka shënuar.

36 skuadra dhe 16 vende të ndryshme

Kjo statistikë e vë atë përpara Cristiano Ronaldos dhe Raul Gonzalez që kanë shënuar përballë 33 kundërshtarëve të ndryshëm e Karim Benzema me Zlatan Ibrahimovicin që kanë realizuar ndaj 29 skuadrave.

Lojtari 33-vjeçar ka shënuar ndaj 36 kundërshtarëve si: APOEL, Ajax, Basel, BATE Borisov, Bayern, Werder Bremen, Borussia Dortmund, Chelsea, Dinamo Kyiv, Juventus, Copenhagen, Leverkusen, Liverpool, Lyon, Manchester City, Manchester United, Mönchengladbach, Olympiacos, Napoli, Panathinaikos, PSG, Viktoria Plzen, PSV Eindhoven, Glasgow Rangers, Real Madrid, Roma, Shakhtar, Spartak Moscow, Slavia Prague, Sporting Lisbon, Stuttgart, Tottenham dhe Ferencváros. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Rummenigge tregon haptas emrin e top yllit që Bayerni po dëshiron ta transferojë

Rummenigge tregon haptas emrin e top yllit që Bayerni po dëshiron ta transferojë

Bundesliga
Messi thyen heshtjen pas raportimeve se do të rikthehet tek Barcelona

Messi thyen heshtjen pas raportimeve se do të rikthehet tek Barcelona

Ndërkombëtare
Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Premier League
Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Ligat tjera
Kalo në kategori