LAJMI I FUNDIT:

Messi mund të përballet me ndalimin e hyrjes në Meksikë, politikani meksikan kërkon të shpallet ‘non grata’

Messi mund të përballet me ndalimin e hyrjes në Meksikë, politikani meksikan kërkon të shpallet ‘non grata’

Një politikan i tërbuar nga Meksika po përpiqet t’i ndalojë Lionel Messin të hyjë në vendin e tyre dhe ka paraqitur zyrtarisht një mocion kundër kapitenit të Argjentinës.

Argjentina u rikthye nga një përmbysje mahnitëse kundër Arabisë Saudite në ndeshjen hapëse të Grupit C për të mposhtur Meksikën 2-0 në Kupën e Botës në Katar.

Messi e theu ngërçin në pjesën e dytë me një gol të bukur nga distanca, me portierin meksikan, Guillermo Ochoa, i cili mbeti i pafuqishëm nga goditja.


Superylli i Paris Saint-Germain asistoi më pas për Enzo Fernandez te goli i dytë i Argjentinës , me lojtarin e Benficas që shënoi një gol fantastik në këndin e sipërm.

Messi u pa teksa ndërronte fanellat me kapitenin e Meksikës, Andres Guardado, pas fitores vendimtare 2-0 të skuadrës së tij në stadiumin Lusail.

Lojtarët e gëzuar të Argjentinës festuan në zhveshtore pas fitores së tyre të theksuar, por shtatë herë fituesi i Topit të Artë u vendos në qendër të polemikave.

Ai u duk duke lëvizur me këmbë një fanellë të Meksikës, e cila ishte në dyshemenë e zhveshtores, me këmbën e tij ndërsa po hiqte këpucën.

Ylli argjentinas shkaktoi reagime nga meksikanët e tërbuar për veprimet e tij, duke përfshirë superyllin e boksit Canelo Alvarez që i dërgoi Messit një kërcënim.

Politikania meksikane Maria Clemente Garcia Moreno është ndër ata që u neveritën nga Messi për “mungesën e respektit ndaj Meksikës” në Kupën e Botës.

37-vjeçarja me ndikim ka bërë thirrje për një ‘persona non grata’ kundër Messit në një përpjekje për ta penguar atë të hyjë në Meksikë.

“Dhoma e Deputetëve të Kongresit të Nderuar të Unionit kërkon me respekt Ministrinë e Punëve të Jashtme të lëshojë deklaratën përkatëse për të shpallur persona non grata brenda territorit të Shteteve të Bashkuara Meksikane shtetasit me kombësi argjentinase dhe spanjolle, Lionel Andres Messi Cuccitini, për shkak të përbuzjes së tij të dukshme dhe mungesës së respektit ndaj Meksikës gjatë Kupës së Botës të shtunën, 26 nëntor 2022”, thuhet në dokument. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Ndërkombëtare
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Premier League
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
Kalo në kategori