LAJMI I FUNDIT:

Messi, lojtari më i mirë i La Ligas

Messi, lojtari më i mirë i La Ligas

Lionel Messi është kurorëzuar me trofeun “Alfredo Di Stefano”, që u ndahet futbollistëve më të mirë të sezonit në La Liga, duke përfunduar kështu midis Madridit para Cristiano Ronaldos.

Messi kishte përfunduar sezonin si golashënuesi më i mirë në La Liga dhe si fitues i Këpucës së Artë evropiane, ndërsa ky është trofeu i dytë me radhë “Alfredo Di Stefano’, kësaj radhe me 34 vota, para Cristiano Ronaldos që grumbulloi 26 të tilla.

Në vendin e tretë u rendit Xavi Hernandez me 15 vota, kurse i katërti me katër vota u klasifikua Gonzalo Higuain. /Telegrafi/