LAJMI I FUNDIT:

Messi: Jemi pranë titullit

Messi: Jemi pranë titullit

Fitorja e Barcelonës ndaj Real Madridit në ‘el Classicon’ numër 160-të ua ka rritur dukshëm gjasat për titull Blaugranëve, ndërsa i të njëjtit mendim është dhe futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi.

“A e kemi fituar titullin ? Janë edhe shumë ndeshje për t’u luajtur. Ne kemi disa ndeshje të vështira në udhëtim, por po, ne kemi bërë një hap të madh dhe jemi shumë pranë titullit me këtë fitore”.

“Ishte ndeshje e mbyllur për arsye se ekipet respektojnë njëra-tjetrën shumë, ne e njohim mirë njëri-tjetrin dhe për këtë arsye ekzistoi respekt i madh. Ne i patëm rastet dhe i shfrytëzuam, për këtë arsye dhe kemi fituar”.

“Unë kundër Ronaldos? Nuk ishte për atë, ju lutem, Barca ishte superiore ndaj Real Madridit dhe kjo vlen më shumë. Ne morëm tri pikë tejet të rëndësishme këtu. Ne jemi në krye të kampionatit dhe kemi gjasa të mira për të shkuar kështu deri në fund”.


“Liga e Kampionëve? Le të shkojmë hap pas hapi. Ne mund të shkruajmë më shumë histori, shumë më shumë nëse na vjen përpara rrugës, por duhet të vazhdojmë të punojmë shumë”, deklaroi Messi pas ‘el Classicos’. /Telegrafi/