LAJMI I FUNDIT:

Messi: Interi është i shkëlqyeshëm, por ne do të fitojmë

Messi: Interi është i shkëlqyeshëm, por ne do të fitojmë

Sulmuesi argjentinas Lionel Messi thotë se blaugranët kanë respekt për Interin, por megjithatë ata do të fitojnë ndaj nerazurëve.

Kampioni i Evropës është duke u përballur me probleme në grupin F, kur kanë mbetur edhe dy raunde deri në fund të takimit, dhe mund t’i komplikojë gjërat nëse nuk shënon fitore ndaj Interit në rundin e pestë të ndeshjeve të fazës grupore të Ligës së Kampionëve si dhe kundër Dinamo Kievit në takimin e fundit.

Derbin përballë Interit, Barcelona do ta zhvillojë më 24 nëntor në Camp Nou dhe Messi thotë se ata kanë respekt të madh për nerazurët, por do të arrijnë te tri pikët.

“Kemi respekt për Interin, por ne nuk kemi frikë. Pas pikëve të humbura në takimin me Rubin kemi nevojë të fitojmë. Të gjithë mendojnë vetëm për takimin me Interit, ndeshje e cila befas u bë e rëndësishme për ne”, ka thënë Messi./Telegrafi/