LAJMI I FUNDIT:

Messi: Do ta fitojmë KB

Messi: Do ta fitojmë KB

Superylli i Argjentinës, Lionel Messi, po shfaqet optimist para Botërorit të sivjetmë, duke thënë se ai tashmë po e paramendon veten duke e ngritur Kupën e Botës.

“Kualifikimet janë prapa nesh, për njërën ose tjetrën arsye ne është dashur të bëjmë një impenjim të jashtëzakonshëm, por tani është më ndryshe. Mendoj se është normale që Argjentina të jetë pretendent për titull, ne kemi lojtarë të mëdhenj dhe jemi një kombëtare e madhe që ka luftuar gjithmonë për tituj”.

“Ëndrra ime është ta fitoj atë, çfarëdo qofshin pengesat që na dalin përpara. Unë e paramendoj veten në finale, ta fitoj atë dhe ta ngre Kupën e Botës. Se si do të arrijmë atje, ende nuk kam menduar për këtë, por jam i sigurt se do ta fitojmë atë”, tha Messi për FIFA.com. /Telegrafi/