LAJMI I FUNDIT:

Messi: Argjentina ka frikë nga Rooney

Messi: Argjentina ka frikë nga Rooney

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, thotë se kombëtarja e Argjentinës ka frikë nga sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney.

“Mendoj se Wayne është një lojtar vërtet i shkëlqyeshëm, jo vetëm për atë që ka bërë këtë vit. Për shumë vite ai ka treguar se është një prej lojtarëve më të shkëlqyeshëm të gjeneratës së tij dhe vit pas viti ai përmirësohet dhe bëhet më i fuqishëm”.

“Ai është një lojtar i kompletuar. Shumë i mirë me top në këmbë, ka fuqi të madhe dhe shënon gola. Mendoj se ai i bën rivalët e tij të kenë frikë nga ai”, ka thënë Messi.

Argjentinasi po ashtu mendon se Rooney mund të krijojë një treshe të frikshme së bashku me Steven Gerrard dhe Frank Lampard. /Telegrafi/