LAJMI I FUNDIT:

Messi apo Ronaldo: Studimi i ri tregon se kë e shikojnë përdoruesit e Twitterit si më të mirin e të gjitha kohërave

Messi apo Ronaldo: Studimi i ri tregon se kë e shikojnë përdoruesit e Twitterit si më të mirin e të gjitha kohërave

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi , është emëruar GOAT (më i miri i të gjitha kohërave) nga përdoruesit e Twitter përpara super yllit të Juventusit, Cristiano Ronaldo, sipas një studimi të ri.

Rivaliteti i pabesueshëm i argjentinasit dhe portugezit në fushë ka bërë që të dy super yjet të garojnë në një betejë që ka zgajtur për gati dy dekada.

Si ylli i Barcelonës, ashtu edhe sulmuesi i Juventusit vlerësohen gjerësisht si dy nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave së bashku me Pelen dhe Diego Maradonan.


Si nuk përfundoi karriera e Messit pas kësaj goditje, kujtohen pamjet e ndërhyrjes horror në argjentinasin
Lexo po ashtu Si nuk përfundoi karriera e Messit pas kësaj goditje, kujtohen pamjet e ndërhyrjes horror në argjentinasin

Në debatin e fundit të vazhdueshëm të GOAT midis Messit dhe Ronaldos, një studim i ri i bazuar në postime ka gjetur se cili lojtar doli i pari.

Sipas OGUS, një analizë u krye mbi 400,000 postime që përmbajnë frazën ‘GOAT’ dhe numrin e herëve që përdoret emoji i dhisë me secilin lojtar.

Formacioni i 'çmendur' i Barcelonës në rast se transferon Ronaldon - skemë e mbushur me yje
Lexo po ashtu Formacioni i 'çmendur' i Barcelonës në rast se transferon Ronaldon - skemë e mbushur me yje

Messi mori pjesën më të madhe të votave me gati 21 për qind, gjë që zbeh 11 përqindëshin e Ronaldos.

Argjentinasi dhe portugezi përfunduan në vendin e parë, respektivisht të dytin, ndërsa legjenda argjentinase Maradona doli i treti me më pak se një për qind të votave.

Cristiano Ronaldo është pronar i orës më të shtrenjtë në histori
Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo është pronar i orës më të shtrenjtë në histori

Më poshtë janë dhjetë futbollistët më të mirë të cilët u emëruan në debatin GOAT, sipas OGUS:

10# Marta (0,08 për qind)

9# Kylian Mbappe (0,12 për qind)

8# George Best (0,21 për qind)

7# Alex Morgan (0,24 për qind)

6# Abby Wambach (0,30 për qind)

5# Pele (0,77 për qind)

4# Ronaldinho (0,86 për qind)

3# Diego Maradona (0,95 për qind)

2# Cristiano Ronaldo (11,09 për qind)

1# Lionel Messi (20,94 për qind)

Messi mbushi 34 vite të enjten ndërsa llogaria zyrtare e Twitter Sport e quajti atë GOAT, e cila shkaktoi përgjigje të furishme nga tifozët e Ronaldos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori