LAJMI I FUNDIT:

Mesihi i Prishtinës, një nga poetët e parë shqiptarë

Mesihi i Prishtinës, një nga poetët e parë shqiptarë

Mesihi (Messiah) i Prishtinës, i njohur nga turqit si Prishtinali Mesihi, është një nga poetët më të njohur të Perandorisë Otomane në fund të shekullit XV dhe në fillim të shekullit XVI. Po ashtu, konsiderohet si një nga poetët e parë shqiptarë.

U lind në Prishtinë rreth vitit 1470 (me emrin Isa), ndërsa pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Stamboll, ku vdiq më 1512.


Ishte teolog dhe kaligraf, si dhe sekretar i vezirit të madh, shqiptarit Ali Pasha, i cili e mbronte edhe kur sjelljet e tij çorientoheshin nga prirjet për qejfe të mëdha.

“Oda për pranverën” (Murabba’ -i bahâr), është poema më e njohur otomane në Evropë. Ndërsa, konsiderohet si “poeti i tretë i madh osman si dhe poeti më i madh lirik para poetit Bâkî”.

Më poshtë mund të lexoni një poezi të tij që gjendet në Enciklopedinë e Sami Frashërit

Nën gjunjtë tu unë përulem

Duke i parë përdredhjet e një selvie të shkathët,
Si hije, unë përulem nën gjunjtë e saj. Sa herë që shoh
Faqe hëne lotët si zitë më rrjedhin nëpër fytyrë…
Nëse i Gjithë-Mëshirishmi do të më gjykojë mua
Dhe mëkatet e mia në fushën e Gjyqit të Fundit,
Shkallët do të thyhen.
Nëse të gjitha fajet e mia duhet të provohen,
Herat tjera kurrë nuk do të vijnë…
Sot më përcaktove për zjarrin e ndarjes;
Mos i vej ndërmjet nesër flakët e Skëterrës…
Sot nuk më është lejuar ajo krijesë e gjatë selvie,
Ma lejo nesër drurin e Parajsës, Touba!
Meqë në këtë botë nuk më janë lejuar
Buzëqershitë e së dashurës sime, më lejo nesër
t’i pij ujërat e lumit Kevser!

/Telegrafi/