LAJMI I FUNDIT:

Merkel: Nëse bie euro, do të bie edhe Evropa

Merkel: Nëse bie euro, do të bie edhe Evropa

Kancelaria gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar se kriza e euros paraqet kërcënim ekzistencial për Evropën dhe shtoi se “nëse bie euro, do të bie edhe Evropa”.

Duke theksuar se Evropa gjendet para njërit prej testeve më të vështira, Merkel tha se unioni monetar, në fakt është, shoqëri që ndan të njëjtin fatin në krizën e thellë.

Kjo krizë, tha Merkel, duhet të mbizotërohet patjetër së bashku. “Bëhet fjalë as më pak e as më shumë se për ruajtjen e idesë evropiane”, tha ajo.

Ajo paralajmëroi kontroll më të ashpër për rregullin e tregjeve financiare, por edhe mundësinë që, në rast emergjence, të ndërmerren hapat edhe pa miratimin ndërkombëtar. Këta hapa, tha ajo, mund të jenë të mundur vetëm atëherë, kur nuk do të dëmtojnë Gjermaninë.


Deputetët gjermanë do të vendosin të premten për ligjin e shpëtimit të euros, projektligjin e të cilit qeveria e ka miratuar para disa ditëve.

Projektligji definon pjesëmarrjen gjermane me të paktën 148 miliardë euro, në shumën totale të parashikuar prej 750 miliardë euro për shpëtimin e euros.