LAJMI I FUNDIT:

Merkel kërkon bashkërendim në eurozonë

Merkel kërkon bashkërendim në eurozonë

Evropa duhet të përmirësojë bashkëpunimin politik në mënyrë që të ofrojë më shumë stabilitet për euron, monedhën e përbashkët, deklaroi Angela Merkel.

"Bashkërendimi politik duhet të jetë më i mirë dhe në vazhdimësi", tha Merkel gjatë një konference për shtyp me homologun e saj italian, Silvio Berluskoni.

Krizat në Greqi e Irlandë, por dhe rreziku me të cilën përballen ekonomitë e Spanjës, Portugalisë e Italisë, kanë rritur shqetësimin për ekonominë evropiane dhe fatin e monedhës së përbashkët. /Telegrafi/