LAJMI I FUNDIT:

Mërgimtarët plaçkiten nga Serbia

Mërgimtarët plaçkiten nga Serbia

Diaspora kosovare po plaçkitet. Kosovarët që vijnë nga Gjermania, Zvicra dhe vende të tjera të Evropës, e që kalojnë transit nëpër Serbi, pa të drejtë po i paguajnë nga 150 euro gjobë për mungesën e një dokumenti që vërteton se patentë shoferi i tyre është ndërkombëtar. Ministria e Diasporës premton zgjidhje për këtë problem.

Kosovarët që vijnë nga Gjermania e Zvicra në Kosovë, e që rrugëtimin e tyre e bëjnë nëpër Serbi, po paguajnë mbi 150 euro gjobë për mungesën e një dokumenti. Saktësisht, ky shtet po kërkon dokumentin, i cili vërteton se patentë shoferi i tyre është i njohur ndërkombëtarisht.

Deri më tash, kjo nuk është kërkuar asnjëherë. Madje, kjo nuk parashihet në asnjë ligj. Sipas kosovarëve, kjo nuk është asgjë tjetër përveçse një plaçkë e këtij shteti ndaj kosovarëve. Ata tregojnë se patentë shoferi i shtetit të Gjermanisë është i njohur ndërkombëtarisht. Për t’i shpëtuar kësaj plaçke, ata duhet të paguajnë 16 euro për nxjerrjen e këtij dokumenti në komunat ku ata jetojnë, shkruan Express.

Kërkesën për këtë vërtetim, Serbia ka filluar ta bëjë që në fillim të këtij sezoni.


N.M. nga Prishtina, i cili jeton në Gjermani, tregon për gazetën se gjatë rrugëtimit të tij për në Kosovë, është gjobitur nga policia e Serbisë për mungesë të një dokumenti. “Nga Gjermania kam ardhur nëpër Serbi, por kësaj here jam gjobitur me 150 euro. Kjo është e paarsyeshme, sepse patentë shoferi i Gjermanisë është internacional dhe nuk ka nevojë të vërtetohet kjo gjë”, thotë ai. /Telegrafi/