LAJMI I FUNDIT:

Mercedesi blen Brawnin

Mercedesi blen Brawnin

Gjiganti automobilistik gjerman Mercedes ka blerë skuderinë e Brawn të Formula 1, një lëvizje e cila do të bëjë që Jenson Button t’i bashkëngjitet McLarenit, si partner i Lewis Hamiltonit.

Mercedesi do të posedojë 75% të Brawn në partneritet me kompaninë investuese Abu Dhabi, mirëpo do të vazhdojë bashkëpunimin me McLarenin deri në vitin 2015.

Brawn që fitoi titujt e botës për pilotë dhe për konstruktorë në sezonin debutues 2009, do të riemërohet si Mercedes Grand Prix.

Nico Rosberg pritet të jetë piloti lider, ndërsa Nick Heidfeld mund të jetë partneri i tij, ndërsa në listë është edhe Timo Glock. /Telegrafi/