LAJMI I FUNDIT:

Menez do të largohet nga Roma në janar

Menez do të largohet nga Roma në janar

Njoftohet se Jeremy Menez do të largohet nga Roma në afatin kalimtar të janarit, pasi që ka probleme me trajnerin Claudio Ranieri.

Sipas “Il Corriere Dello Sport”, sulmuesi francez është kritikuar nga trajneri për ndeshjen kundër CSKA Sofjes, dhe Ranieri ka vendosur ta mbajë atë rezervë.

Nga ana tjetër lojtari dëshiron të largohet nga Giallorossët dhe të gjejë një skuadër ku do të luajë rregullisht ashtu që të shtojë shanset e tij për të luajtur në Kampionatin e ardhshëm Botëror me Francën.

Nga skuadrat më të interesuara për Menez janë Marseille dhe Lyon, ndërsa mësohet se Roma do të kërkojë 10 milionë euro për shitjen e tij.