LAJMI I FUNDIT:

Meksikanët më punëtorët, belgët më dembelët

Meksikanët më punëtorët, belgët më dembelët

Meksikanët punojnë më së shumti ndërsa belgët më së paku, tregon hulumtimi në 29 vende industriale të botës që e zhvilloi Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).

Në hulumtimin e publikuar të mërkurën në Paris saktësohet se meksikanët mesatarisht punojnë nga dhjetë orë në ditë. Belgët punojnë nga shtatë orë në ditë, që është një orë më pak se shumica e vendeve anëtare të OECD-së.

Studimi është kryer te popullata e moshës prej 15 deri 64 vjeç në 26 vende të OECD-së, plus Kina, India dhe Afrika e Jugut, transmeton Rel.

Pyetësori ka kërkuar nga njerëzit të tregojnë se çfarë bëjnë çdo pesë minuta të ditës.


Në Meksikë, ku dhjetëra milionë njerëz janë përfshirë në ekonominë informale, punëtorët me paga të ulta zakonisht marrin shumë pak ditë të lira në vit deri në moshën e shtyrë. Nga ana tjetër, një belg tipik merr mesatarisht disa javë pushim në vit dhe e gëzon pensionimin në moshën 60 vjeçare.

Sa i përket vetëm punës së paguar, japonezët punojnë më së shumti, duke kaluar mesatarisht nga 6 orë në punë. Pas tyre vijnë koreano-jugorët dhe meksikanët. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Ekonomi
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Studio në Selanik: Një diplomë e dyfishtë MBA e klasit botëror nga Universiteti i York-ut dhe Universiteti i Strasburgut

Studio në Selanik: Një diplomë e dyfishtë MBA e klasit botëror nga Universiteti i York-ut dhe Universiteti i Strasburgut

CITY College
Kalo në kategori