LAJMI I FUNDIT:

Meizu MX 4, një super-model që do të shfaqet në IFA Berlin?

Meizu MX 4, një super-model që do të shfaqet në IFA Berlin?

Shumica e prodhuesve të mëdhenj të telefonave, duke përfshirë edhe ata kinez i kanë lansuar modelet e tyre kryesore të telefonave. Samsung e ka prezantuar modelin e saj Galaxy S5, ndërsa HTC është bërë me One M8. Edhe Xiaomi para pak ditësh prezantoi modelin e saj të ri të telefonit, Mi4, të cilin tashmë e ka lëshuar për blerje me para-porosi.

Dhe tani është Meizu, e cila ka mbetur ta prezantojë modelin e saj të avancuar të telefonit, përkatësisht modelin Meizu MX4, për të cilin është folur shumë gjatë javës së kaluar.

Sipas një raporti të ri medial thuhet se Meizu do ta lëshojë modelin e saj të ri Meizu MX 4 më 2 shtator të këtij viti, disa ditë para nisjes së panairit të madh të teknologjisë IFA në Berlin.

Meizu MX4 pritet të sjell disa nga karakteristikat më të avancuara. Në mes tjerash, besohet se Meizu MX 4 do të vijë me procesorin e fundit të Samsung, Exynos, 3GB RAM dhe lidhjen LTE.


Mirëpo ende nuk dihet asgjë për madhësinë e ekranit, i cili mendohet se do të ofrojë 2560 x 1440 piksel, bashkë me versionin e fundit të Android, 4.4 KitKat, si dhe kamerën e pasme me 20MP. /Telegrafi/