LAJMI I FUNDIT:

Me ligje të mira për ekonomi krijohet mjedis për investitorë

Me ligje të mira për ekonomi krijohet mjedis për investitorë

Problemet ekonomike dhe mundësia e krijimit të mjediseve për investitorë ishte temë e diskutimit sot në një tryeze që është mbajtur në Prishtinë. Në tryezën e organizuar nga USAID-i me temën “Nxitja e zhvillimit ekonomik: Korniza e re ligjore” u theksua nevoja për një mjedis më të përshtatshëm për investitorët e mundshëm.

Drejtori i misionit të USAID-it në Kosovë James Hope, tha që ata përkrahin shtyrjen e pakove të legjislacionit ekonomik dhe se është në kontakt me shumë ekspertë të ekonomisë rreth dy programeve. “USAID-i është partner me shumë nga ju që jeni këtu, përmes dy programeve. Programi i parë është zbatimi të së drejtës kontraktuale dhe ai tjetri është program i fuqizimit të së drejtës kreditore”, tha Hope.

Sipas tij ideja e kësaj tryeze është diskutimi rreth një pakoje të re të ligjit ekonomik i cili, ka për qëllim kornizën për tregti, që të sjellë një sundim më të madh t ë ligjit këtu në Kosovë, që ka të bëjë me krijimin e një mundësie për zhvillim ekonomik në Kosovë.


Kryetar i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli tha se rritja ekonomike deri në 7 për qind nuk është e kënaqshme dhe për ta rritur këtë rritje ekonomike duhet që të veprohet në tri drejtime. “Së pari duhet të ngrisim produktivitetin e fuqisë punëtore, siç po shihet fuqia e lirë punëtore e bollshme që ne e kemi nuk është si faktor i vet mjaftueshëm. Në këtë drejtim ne duhet orientuar drejt aftësimin të kësaj fuqie punëtore që të jetë në përputhje me kërkesat e tregut dhe të jetë konkurruese në tregun global. Në planin afatgjatë nevojitet një reformim i sistemit arsimor, mirëpo ne duhet të orientohemi drejt programit dhe aftësimit profesional”, tha Veseli.

Sipas tij ekspertiza e ofruar nga USAID-i do të mundësojë formësimin e reformave ekonomike dhe se ata do të formojnë fondet e duhura për implementimin e strategjisë së teknologjisë së informimit.

Ndërkaq kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik në Kuvendin e Kosovës Muhamet Mustafa tha se Kosova ka një rritje të vogël ekonomike rreth 2-3 për qind.

“Ne ç’është e vërteta kemi rritje 2-3 për qind por tërë kjo po shihet që nuk është e mjaftueshme për arsye se problem kyç i shoqërisë që është papunësia dhe problemi tjetër deficit i lartë në bilancin tregtar kanë mbetur të njëjta, dmth. gjithmonë kemi thënë se një rritje 2-3 për qind për vendet që janë në një stad të zhvillimit më të lartë do të thotë shumë por për Kosovën nuk mund të gjenerojë një shteg dalje nga shpërpjesëtimet e mëdha në konfiguracionin makro-ekonomik prandaj ne duhet që shohim dhe të bëjmë gjithçka që të preokupohemi të gjithë që të arrijmë norma më të larta të zhvillimit”, tha Mustafa.

Sipas tij arsyeja kryesore e kësaj gjendje është se në Kosovë investohet shumë pak dhe që kjo do të thotë që në vit duhet që të investohet 400 milionë më shumë se që janë investuar deri tash, që sipas Mustafës do të thotë në afatmesme që të investohet 2-3 miliardë më shumë se sa që janë investuar në periudhën e kaluar.

Kryetarja e Komisionit për Legjislacionit Albulena Haxhiu tha se Kosova ka ligje të mira por ka ngecje në implementimin e tyre. “Kur flitet për nxitjen e zhvillimit ekonomik natyrisht është e rëndësishme roli i Kuvendit dhe komisioneve parlamentare, qoftë për nxjerrjen e ligjeve të reja, qoftë për monitorimin e këtyre ligjeve sepse nuk është që Kosova nuk ka ligje të mira por po kemi ngecje në implementimin e këtyre ligjeve”, tha Haxhiu. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Trepça eksporton 237.50 T koncentrat të plumbit

Trepça eksporton 237.50 T koncentrat të plumbit

Ekonomi
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Kalo në kategori