LAJMI I FUNDIT:

ME DIJTË ME JETUE

ME DIJTË ME JETUE

Poezi nga: Cora Coralina
Përktheu: Maksim Rakipaj

Nuk dij… e shkurtë jeta
A tepër e gjatë për ne.


Por mirë e nij se çka jetojmë,
Kurrgja, kurrfarë ndjenjet s’ka,
nëse zemrën e njerzve nuk prekim.

Shumë herë asht boll me kenë:
Nji qafë qi pret,
Dy krahët m’e rrokë,
Fjalë qi ngushllon,
Heshtje qi nderon,
Gazmend qi njit,
Lot qi rrjedh,
Sy qi ban ledhe
Dishirë qi ngop
Dashuni qi nxit.

Dhe kjo s’asht diçka prej nji tjetër bote,
Asht çka jetës ndjeshmëninë ia jep.
Asht çka e ban ate
As e shkurtë,
As e gjatë me kenë,
Si duhet me kenë e ban, e mbushun, plot.
Të dlirë e ban, të vërtetë…
Der sa të jetë.