LAJMI I FUNDIT:

Më 31 mars, afati i fundit për deklarim vjetor në ATK

Më 31 mars, afati i fundit për deklarim vjetor në ATK

Në vazhdën e komunikimit të rregullt me tatimpaguesit, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) rikujton se data 31 mars është afati i fundit për deklarimin e tatimor vjetor për vitin 2010, si dhe për raportimin e transaksioneve mbi 500 euro.

Gjithashtu, ATK-ja njofton tatimpaguesit që në bazë të ndryshimeve të legjislacionit, si dhe për të shpejtuar procesin, eliminuar gabimet dhe për ta bërë më të lehtë për tatimpaguesit të deklarojnë, ka lansuar formularët e rinj, së bashku me instruksionet për plotësim të këtyre formularëve për deklarimin e tatimeve.

Tatatimpaguesit duhet të deklarojnë tatimin në të Ardhurat Personale, tatimin në të Ardhurat e Korporatave dhe tatimin në të ardhurat e Ortakërisë.

Sipas ATK-së, deklarimi i të ardhurave të Ortakërisë është pjesë e ndryshimeve të legjislacionit tatimor gjatë vitit 2010 dhe ky lloj deklarimi nuk kërkon pagesë, por vetëm deklarim mbi të ardhurat dhe shpenzimet për bizneset ortakëri, duke përfshirë ortakëritë e përgjithshme dhe të kufizuara. /Telegrafi/