LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet pozitivisht bursa e Wall Street

Mbyllet pozitivisht bursa e Wall Street

Mbyllet pozitivisht bursa e Wall Streetit. Mësohet se Dow Jones ka shënuar një rritje prej +0.01 përqind me 10.573.38 pikë. Ndërsa është mbyllur me një rritje prej 0.33 përqind Nasdaq ndërsa S&P është mbyllur me një rritje prej +0.05 përqind.

Sipas Departamentit të Tregëtisë, prodhimi i përgjithshëm ishte më i ulët nga parashikimet si rezultat i rënies së shpenzimeve të konsuimatorëve, pakësimit të ndërtimeve dhe zvogëlimit të inventarit nga kompanitë.

Megjithatë shifrat e reja flasin për një rritje prodhimi, pas rënies që zgjati një vit. Wall Street-i reagoi pozitivisht pjesërisht nga fakti i një rritje prej 7 presje 5 përqind të shitjeve të shtëpive ekzistuese.

Ekonomisti Martin Neil Baily thotë se treguesit e fundit sugjerojnë se ekonomia është në rrugën e duhur për të shënuar rritje më të madhe në të ardhmen.