LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet pozitivisht bursa e Wall Street

Mbyllet pozitivisht bursa e Wall Street

Mbyllet pozitivisht bursa e Wall Streetit në New York Stock Exchange. Në fund të tregtimit në Wall Street Dow Jones shënoi një rritje prej 0,26%, S & P 500 me 0,12%. Gjithashtu pozitive u mbyll edhe bursa e Nasdaq e cila u rrit me 0,24%.

Sipas Departamentit të Tregëtisë, prodhimi i përgjithshëm ishte më i ulët nga parashikimet si rezultat i rënies së shpenzimeve të konsuimatorëve, pakësimit të ndërtimeve dhe zvogëlimit të inventarit nga kompanitë.
Megjithatë shifrat e reja flasin për një rritje prodhimi, pas rënies që zgjati një vit. Wall Street-i reagoi pozitivisht pjesërisht nga fakti i një rritje prej 7 presje 5 përqind të shitjeve të shtëpive ekzistuese.
Ekonomisti Martin Neil Baily thotë se treguesit e fundit sugjerojnë se ekonomia është në rrugën e duhur për të shënuar rritje më të madhe në të ardhmen.

"Shumë analistë shohin rritje më të madhe në tremujorin e katërt, ndoshta 4 prej përqindësh. Pra në këtë ekonomi që po merr kthesën, gjërat duken mirë".