LAJMI I FUNDIT:

Mbi 1 miliardë telefona të mençur janë shitur në 2013

Mbi 1 miliardë telefona të mençur janë shitur në 2013

IDC ka publikuar raportin e ri për numrin total të telefonave të mençur që janë shitur gjatë vitit të kaluar, dhe sipas këtij raporti thuhet se për të parën herë ky numër ka arritur në 1 miliard njësi të shitura.

Gjatë vitit të kaluar në total janë shitur 1,821.8 milionë telefona mobil, ndërsa 1,004.2 milionë prej tyre kanë qenë telefona të mençur.

“Në vitin 2011 totali i telefonave të mençur që ishin shitur brenda vitit arrinte në 494.4 milionë njësi, dhe dyfishimi i këtij numri brenda vetëm 2 viteve e demonstron kërkesën e madhe nga përdoruesit” ka thënë Ramon Llamas, menaxher i kërkimeve në IDC.

Dërgesat e telefonave të mençur gjatë vitit 2013 arrijnë deri në 55.1 për qind të të gjithë telefonave mobil që janë shitur nëpër botë vitin e kaluar, ndërsa Samsung dhe Apple ishin dy prodhuesit kryesor për vitin 2013.


Trendi kryesor i vitit që ka ndikuar në rritjen e telefonave të mençur kanë qenë telefonat me ekrane të mëdha dhe kosto më të ulët. / Telegrafi /