LAJMI I FUNDIT:

Mbahet Takimi i CEFTA-s në Prishtinë

Mbahet Takimi i CEFTA-s në Prishtinë

Është mbajtur takimi i CEFTA-s, i pari në Prishtinë prejse Kosova e kryeson këtë marrëveshje, prej janarit të këtij viti. Takimi ka shkuar mirë sipas agjendës dhe në të ishin të pranishëm të gjithë anëtarët e marrëveshjes, përveç Malit të Zi dhe Moldavisë. Këto dy vende i kanë dërguar komentet e tyre lidhur me agjendën.

Takimi ishte i konceptuar në dy pjesë, ku në pjesën e parë morën pjesë ekspertë të CEFTA-s, dhe i dyti ishte i përfaqësuar nga niveli zëvendësministrave të vendeve anëtare të marrëveshjes së CEFTA-s. Në takimin e parë u diskutua për hapat e ardhshëm për inplementimin e CEFTA-s, si dhe çështje të tjera siç janë: formati i raportimit për ndihma shtetërore, java e CEFTA-s dhe takimet e komitetit të përbashkët, portali i CEFTA-s, si dhe prioritetet e kryesuesit për vitin e ardhshëm (2012) kryesim ky që do ti takojë Shqipërisë.

Ndërsa në takimin e zëvendësministrave u diskua për zbatimin e CEFTA-s, liberalizimin e tregtisë mbi shërbime, prezantimi i gjetjeve kryesore nga studimi mbi barrierat e fundit për tregtinë e shërbimeve bërë nga Banka Botërore, barrierat jo tarifore, të gjeturat e nënkomitetit për bujqësi dhe të nënkomitetit për dogana dhe rregullat e origjinës.

Takimi i radhës, ai për tregti e shërbime do të mbahet në shtator në Prishtinë. /Telegrafi/