LAJMI I FUNDIT:

Mbahet seanca gjyqësore për Goleshin

Mbahet seanca gjyqësore për Goleshin

Rasti i Minierës së Goleshit e cila ishte privatizuar nga pronari Hysni Zogaj, do të dalë sot në seancë dëgjimore në dhomën e posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Seanca dëgjimore për rastin e minierës së Goleshit, e cila ishte paraparë që të zhvillohet një javë më herët ishte anuluar. Anulimi i saj kishte ndodhur për shkak të mungesës së gjykatësit.

Historia që kishte filluar në vitin 2007 po mëton të marrë fund me seanca dëgjimore në Gjykatën Themelore.


Krejt kjo pas ankesës që kishte bërë pronari Zogaj ndaj Agjencisë Kosovare të Privatizimit e cila sipas tij AKP, ia ka tërheq aksionet e minierave para skadimit të afatit të kryerjes së obligimeve nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Hysni Zogaj, pronar i kompanisë “Iming”, kishte blerë nga ish- Agjencia Kosovare e Mirëbesimit(AKM) minierat kosovare të magnezitit në Golesh dhe Strezovc për më shumë se 1.5 milionë euro, ku kishte premtuar edhe mbi 30 milionë euro investime dhe 600 të punësuar.

Por katër vjet më vonë Zogaj i rrezikoi me humbje këto miniera, për shkak të dështimit në realizimin e investimeve dhe punësimeve, ashtu siç kishte premtuar më herët.

Agjencia Kosovare e Privatizimit(AKP), e cila është pasardhëse e AKM-së, i kishte dhënë afat deri më 15 mars 2012 që t’i përmbush këto zotime, në të kundërtën do t’ia tërhiqte aksionet e minierave dhe të njëjtat do t’i ritenderonte.

Para një muaji, menaxhmenti i Agjencionit Kosovarë të Privatizimit (AKP), hapi ankand publik për shitjen e Zhavorrit me Granulacion të 2 mijë tonëve, material ky i ndërmarrjes së re MM”Goleshi”.

Pronari i kontestuar nga AKP-ja i kësaj miniere, Hysni Zogaj, veprimin e menaxhmentit të AKP-së e quajti veprim të kundërligjshëm.

Zogaj pati thënë se vendimi i AKP-së për këtë shitje është bërë pa pasur një vendim të gjykatës, pasi rasti i minierës së “Goleshit” është në dhomën e veçantë të Gjykatës Supreme.

E sot pritet që këto probleme të dalin në seancë dëgjimore po ashtu në Gjykatën Supreme. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Trepça eksporton 237.50 T koncentrat të plumbit

Trepça eksporton 237.50 T koncentrat të plumbit

Ekonomi
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Kalo në kategori