LAJMI I FUNDIT:

Mascherano: Benitez është i duhuri për Interin

Mascherano: Benitez është i duhuri për Interin

Mesfushori i Liverpoolit, Javier Mascherano, thotë se Rafa Benitez do të ishte një zgjidhje ideale për të pasuar Jose Mourinhon në stolin e Interit.

“Vetëm Benitez mund të zërë vendin e një trajneri si Mourinho. Ai është një menaxher i mrekullueshëm. Ai ka karizëm, personalitet, mentalitet fitues”.

“Për më tepër, ai do ta gjejë vetëm në mënyrë të shkëlqyeshme në Itali, për shkak të lojës taktike. Rafa studion gjithçka në tavolinë dhe e drejton ekipin nga stoli si një dirigjent i orkestrës”, ka thënë mesfushori argjentinas

Mascherano ka kaluar tre vitet e fundit në Anfield, por negociatat për vazhdimin e kontratës së fundi janë ndërprerë dhe 25-vjeçari është lidhur me një transferim në Barcelona, ndërsa sot është përfolur për një kalim në Inter. /Telegrafi/