LAJMI I FUNDIT:

Mascherano arrin marrëveshje me Barcelonën?

Mascherano arrin marrëveshje me Barcelonën?

Liverpool raportohet se dëshiron ta shesë Javier Mascheranon te Barcelona për një shumë prej 36 milionë funtesh.

Sipas Daily Star, agjentët e klubit spanjoll tashmë kanë arritur marrëveshje për kushtet personale me përfaqësuesit e Mascheranos.

Dhe Liverpool i ka thënë Barcelonës se është i gatshëm ta shesë argjentinasin 25-vjeçar, të cilin ishte afër ta humbë verën e kaluar.

Trajneri i të kuqve, Rafa Benitez, tashmë është takuar me mesfushorin për të biseduar të ardhmen e tij, por duket se argjentinasi ka vendosur të largohet nga kampionati anglez verën e ardhshme./Telegrafi/