Qeveria e Kosovës ka lehtësuar sot masat anti-COVID-19.

Qeveria e Kosovës ka zgjatur orarin e punës për sektorin e gastronomisë, ky sektor do të punojë deri në ora 23:30 transmeton Telegrafi.

“U ndalohet funksionimi nga ora 23:30 deri në 05:00, në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në vendim.

Po ashtu në vendim thuhet se prej orës 21:00 në subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë (restorantet, kafiteritë dhe të ngjashme) ndalohet muzika.

“Brenda këtij orari mund të punojnë duke respektuar distancën prej 2 metra hapësirë ndërmjet tavolinave, si dhe të mbajnë dezinfektantët për duar në çdo tavolinë, të cilat mund të shfrytëzohen nga klientët. Matja e temperaturës është e detyrueshme për të gjithë, gjatë hyrjeve në objekte publike dhe private”.

Po ashtu, e ndaluar vazhdon të jetë grumbullimi i më shumë se 5 personave në sheshe publike

“Ndalohet grumbullimi i qytetarëve në numër prej më shumë se 5 personash në sheshe publike, parqe etj, përjashtimisht për rastet e lejuara me këtë vendim. Ndalohen të gjitha tubimet publike, përfshirë ahengjet familjare, përjashtimisht për rastet e lejuara me këtë vendim”./Telegrafi/