LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja për Gjykatën Speciale – në fuqi nga 4 shkurti (Dokument)

Marrëveshja për Gjykatën Speciale – në fuqi nga 4 shkurti (Dokument)

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka dekretuar më 4 shkurt të këtij viti Marrëveshjen Ndërkombëtare mes Kosovës dhe Holandës për themelimin e Gjykatës Speciale.

Pas këtij dekreti, Marrëveshja është publikuar në Gazetën Zyrtare duke i dhënë cilësi të dokumentit përfundimtar për zbatim.

Këtë dokument e ka nënshkruar Presidenti i zgjedhur, Hashim Thaçi, në cilësinë e Ministrit të Punëve të Jashtme. Ndërsa, në emër të Holandës e ka nënshkruar Ambasadorja holandeze në Prishtinë, Gerrie Willems.


Titulli i marrëveshjes është “Marrëveshje e përkohshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës mbi organizimin e institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës i zhvendosur në Holandë”.

Sipas dokumentit, kjo marrëveshje po bëhet për të siguruar mbajtjen në paraburgim të të akuzuarve, për sigurinë e dëshmitarëve dhe viktimave.

Marrëveshjen e plotë mund ta lexoni: KËTU