LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja për energjinë, Kurti: Po bëjmë më të mirën me atë çfarë kemi trashëguar

Marrëveshja për energjinë, Kurti: Po bëjmë më të mirën me atë çfarë kemi trashëguar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka lavdëruar marrëveshjen për energjinë të nënshkruar me Serbinë një ditë më parë në Bruksel.

Para ministrave të kabinetit qeveritar, Kurti tha se Qeveria e tij po mundohet të bëjë më të mirën në raport me atë që ka trashëguar nga Qeveritë e kaluara.

Sa i përket marrëveshjes me Serbinë, kreu i ekzekutivit tha se siguron trajtim të barabartë të qytetarëve sa i përket konsumit të rrymës dhe pagesës së saj.


Marrëveshja me Serbinë për energjinë, Kurti: Lajm i mirë, vendit i është shkaktuar dëm i madh nga mosinkasimi
Lexo po ashtu Marrëveshja me Serbinë për energjinë, Kurti: Lajm i mirë, vendit i është shkaktuar dëm i madh nga mosinkasimi

“Udhërrëfyesi i dakorduar do ta mundësojë këtë. Bashkimi Evropian do ta mbikëqyrë zbatimin e këtij dakordimi. Kemi trashëguar shumë gjëra që nuk kemi dashur. Po bëjmë më të mirën me atë çfarë kemi trashëguar. Ne do të vazhdojmë punën për një të ardhme më të qëndrueshme e më të ndritshme”, deklaroi Kurti.

Ai shtoi se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që transformimin e sektorit të energjisë ta bëjë duke siguruar drejtësi sociale.

Kosova e Serbia me ndërmjetësimin e Brukselit kanë arritur të nënshkruajnë të martën marrëveshjen për energjinë, e cila parasheh faturimin e energjisë elektrike për komunat veriore të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori