LAJMI I FUNDIT:

“Marketingu”, kërkon nga OSBE-ja lirimin e një pjese të objektit

“Marketingu”, kërkon nga OSBE-ja lirimin e një pjese të objektit

Punëtorët e ndërmarrjes shoqërore”Marketingu” protestuan të hënën para objektit të OSBE-së, për të kërkuar lirimin e një pjese të objektit, pasi sipas tyre që nga pas lufta ky mision e ka marr në shfrytëzim dhe nuk ka paguar qiranë.

Zyrtarë nga Sindikata e punëtorëve ”Marketingu”, thonë se objektin e tyre OSBE-ja e shfrytëzon pa asnjë kompensim, derisa vazhdimisht kanë kërkuar nga OSBE-ja, që t’u paguhet qiraja për 11 vjet, ose të lirohet objekti.

Ndryshe, kjo Sindikatë proteston disa herë me kërkesat për lirimin e menjëhershëm të katër kateve të uzurpuara nga ana e OSBE-së, pagesën e qirasë që prej 1999 dhe kompensimin e dëmeve eventuale të shkaktuara gjatë këtyre viteve të qëndrimit të tyre në ndërtesë. /Telegrafi/