LAJMI I FUNDIT:

Marcus Thuram i pa interesuar për transferimin e tij te gjiganti i Ligës Premier  

Marcus Thuram i pa interesuar për transferimin e tij te gjiganti i Ligës Premier  

Klubi anglez, Liverpooli i ka vënë sytë te ylli i Interit, Marcus Thuram, por francezi nuk është i interesuar për një lëvizje në Anfield.

Sipas La Gazzetta dello Sport, gjigantët e Ligës Premier, Liverpooli është i interesuar për sulmuesin e Interit, Thuram, por sulmuesi francez nuk po mendon të largohet së shpejti nga Nerazzurrët.

Gazeta italiane pretendon se Reds e kanë ndjekur Thuramin prej kohësh dhe janë interesuar për 27-vjeçarin edhe sa ishte Jurgen Klopp në krye.


Thuram iu bashkua Interit në një transferim të lirë në afatin kalimtar të verës 2023 dhe fitoi titullin e Serie A në sezonin e tij të parë në Stadio Giuseppe Meazza.

Ai është një nga golashënuesit më të mirë të Serie A këtë sezon, me shtatë gola në 12 ndeshje të ligës.

Kontrata e tij në San Siro skadon në qershor 2028 dhe përfshin një klauzolë lirimi prej 85 milionë euro. Pavarësisht kësaj, pretendimet e tij të fundit pas fitores 3-1 të Francës ndaj Italisë në Milano sugjerojnë se ai nuk është i interesuar të largohet nga klubi i tij aktual.

“E dua këtë stadium, e dua San Siron. Ndeshja kundër Italisë ishte e çuditshme për mua. Kam luajtur kundër vëllezërve të mi, gjë që ishte shumë e çuditshme, por i dua të gjithë dhe isha i lumtur që kalova rrugët me ta”, ka thënë Thuram. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori