LAJMI I FUNDIT:

Marclei Santos është përforcimi i radhës i Prishtinës

Marclei Santos është përforcimi i radhës i Prishtinës

FC Prishtina ka prezantuar transferimin e tretë brenda ditës së sotme (e premte) dhe të pestin në afatin kalimtar veror. 

Sulmuesi brazilian, Marclei Cesar Chaves Santos, është  është bashkuar me skuadrën kryeqytetase duke nënshkruar kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

33-vjeçari ka përvojë në futbollin kosovar, pasi më parë ka luajtur edhe për Feronikelin, Arbërinë dhe Ulpianën së fundmi.


Braziliani pas nënshkrimit të kontratës i ka dhënë deklaratat e para si futbollist i Prishtinës për faqen zyrtare të klubit.

“Te Prishtina më ka ftuar trajneri Ismet Munishi. Dua të them se jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi të madh. Kur erdha në Kosovë dhe luajta kundër Prishtinës për herë të parë në atë stadium, u mahnita menjëherë”.

“Synimet me Prishtinën janë që ta dërgojmë sa më lartë ekipin, të shënoj sa më shumë gola në mënyrë që t’i arrijmë synimet që i kemi së bashku”.

“Premtoj se do ta bëjë më të mirën time në mënyrë që të festojmë së bashku titullin kampion”, deklaroi Santos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori