LAJMI I FUNDIT:

“Marakli i veturave”, arrestohet 21-vjeçari i dyshuar për vjedhjen e disa automjeteve në Ferizaj

“Marakli i veturave”, arrestohet 21-vjeçari i dyshuar për vjedhjen e disa automjeteve në Ferizaj
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka arrestuar një 21-vjeçar pasi dyshohet për vjedhjen e disa veturave dhe tentim-vjedhje në shtëpi banimi.

I dyshuari M.E, mashkull, kosovar është arrestuar të enjten në ora 18:00.

“Policët hetues pas një pune intensive, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme dhe të identifikojnë të dyshuarin M.E (M/K) i moshës 21 vjeçar, e më pas dje rreth orës 18:00 ta arrestojnë, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje dhe tentim vjedhje në Ferizaj”, thuhet në njoftim.


Ai dyshohet për këto vjedhje:

Më 04.04.2023 në rrugën ‘’ Isa Boletini’’ është vjedhur një veturë ‘Pikap’, më 04.04.2023 në rrugën ‘’Rexhep Bislimi’’ është vjedhur një veturë e tipit ‘Passat’, më 11.04.2023 në rrugën ‘’Daut Dauti’’ është vjedhur një kamionet e tipit ‘Mercedes’.

Më 11.04.2023 në rrugën ‘’Rexhep Bislimi’’ është tentuar të vidhet në një shtëpi banimi dhe më datën 11.04.2023 në rrugën “Riza Goga” është tentuar të vidhet në një shtëpi banimi dhe të vidhet një veturë.

I dyshuari M.E është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit të tij nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa automjetet e vjedhura pas përfundimit të procedurave u janë kthyer pronarëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Lajme
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Lajme
Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Kronika e Zezë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori