Mbetjet mortore të disa viktimave të Masakrës së Kralanit, një nga krimet më të rënda të kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, janë gjetur në një varr masiv në fshatin Bishtazhin të Gjakovës.
Lajmin e ka konfirmuar Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, i cili, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ka njoftuar sot familjet e shtatë viktimave për identifikimin e tyre.
“Pas përfundimit të analizave të ADN-së dhe procesit të identifikimit final nga IML, janë identifikuar shtatë viktima të ekzekutuara gjatë Masakrës së Kralanit. Familjarët e tyre janë informuar për gjetjen dhe identifikimin e mbetjeve mortore”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Mbetjet e viktimave janë zhvarrosur nga varri masiv në Bishtazhin, ndërsa procesi i identifikimit vazhdon edhe për pesë persona të tjerë nga lista e personave të zhdukur.
Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka bërë të ditur se mbetet në të drejtën e familjeve të vendosin për datën dhe vendin e rivarrimit, ndërkohë që institucionet përkatëse do të ofrojnë mbështetje të plotë për të gjitha kërkesat e tyre, përfshirë organizimin e ceremonisë së rivarrimit.
Kosova dhe Serbia më 17 dhjetor janë pajtuar për zbatimin e plotë të deklaratës së përbashkët për personat e zhdukur gjatë një takimi trepalësh mes kryenegociatorëve të dyja vendeve ne të dërguarin e Bashkimit Evropian në Bruksel.
Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje më 2023 për Deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur,në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Zotimet që u bënë me këtë deklaratë, përfshijnë: qasje të plotë në informacione të besueshme, mes tyre edhe ato me status të klasifikuar; vënie në dispozicion të të gjitha dokumenteve me rëndësi për përcaktimin e fatit të personave të zhdukur, si dhe punë të përbashkët përmes një komisioni të kryesuar nga Bashkimi Evropian.
Por, deri tani, asnjë prej këtyre nuk është realizuar në praktikë.
Sipas organizatave joqeveritare, trupat e rreth 1,000 shqiptarëve të vrarë gjatë luftës janë gjetur në varreza masive në Serbi, ndërsa rreth 1,600 persona të tjerë ende konsiderohen të zhdukur në Kosovë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ramadani: Javën tjetër me gjasë zhbllokohet Kuvendi, s’ka Qeveri Kurti 3

Nga buka te kafja, çmimet "fluturojnë" para se të shtrenjtohet rryma në Kosovë

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Pamje të trishta! Në vendin e krimit dhe nëpër lokale, qeni kërkon të zotin pas ekzekutimit të 58-vjeçarit në Vlorë

Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Egli tregon shpifjet e rënda: Kam dëgjuar që edhe kur dola herën e parë nga Big Brother, kam abortuar

Tha se fitoi një analfabet që çoi në rrënim një vajzë, Egli i përgjigjet Laertit: Nuk jam e shkatërruar, jam e lumtur

Cili është trendi i importit të veturave nga Koreja e Jugut në Kosovë?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Rozana kritikon Gertën për mbështetje ndaj Gjestit, banorja: Kuptova që isha me të kur hëngri shpullën e ju të dy ndenjtët si statuja

"Do ta zëvendësoja Eglin me Gertën", Arbër Hajdari thotë se katërshja që shkoi në finale nuk ishte ajo që ai kishte menduar