LAJMI I FUNDIT:

Maradona: Messi është asi i Argjentinës

Maradona: Messi është asi i Argjentinës

Trajneri i Argjentinës, Diego Maradona, e ka etiketuar superyllin e Barcelonës, Leo Messi, si njeriun kryesor të kombëtares së tij para ndeshjeve vendimtare kualifikuese, kundër Perusë dhe Uruguait, për të shuar kritikat e drejtuara ndaj lojtarit më të mirë në botë.

“Barcelona është një skuadër ku Guardiola mund të trajnojë për muaj të tërë, duke provuar forma të ndryshme dhe duke shikuar se si ato funksionojnë. Këtu ne nuk kemi shumë kohë”.

“Mirëpo ne do t’i japim Lios gjithçka që i nevojitet që të japë më të mirën për ekipin (kombëtar). Kjo është sfida kryesore e ekipit trajnues. Gjithmonë do të presim diçka nga ai- ai është asi i ekipit”.

“Dëshirojmë që ai të tregojë në fushë atë që bën në stërvitje. Lio do të jetë gjithmonë startues në ekipin tim”, ka thënë Maradona.