LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia, e zhytur në korrupsion

Maqedonia, e zhytur në korrupsion

“Të gjitha shtetet që kanë vuajtur nga regjimi komunist në Evropë kanë probleme me korrupsionin, por ky fenomen është më i theksuar në Ballkan”, shkruan Financial Times.

Maqedonia është një nga vendet e Ballkanit që po vuan më shumë korrupsionin,pasi ndodhet e zhytur thellë në këtë fenomen, shkruan prestigjiozja “Financial Times”.

Gazeta londineze thekson se qeveria maqedonase duhet të tregojë vullnet për të luftuar korrupsionin, në të kundërt do të ketë pengesa për integrimin në Bashkimin Evropian.

Sipas saj, në të njëjtën situatë ndodhen edhe vende të tjera të rajonit, si Mali i Zi, Serbia, Shqipëria dhe Kosova.