LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia dhe Turqia zhvillojnë bashkëpunimin ekonomik

Maqedonia dhe Turqia zhvillojnë bashkëpunimin ekonomik

Maqedonia dhe Turqia kanë mundësi të shkëlqyera për bashkëpunim të cilat mund të shfrytëzohen që të zhvillohet bashkëpunimi ekonomik i cili për momentin vlerësohet si modest.

Stamboll, 6 dhjetor – Angazhimet e Turqisë janë këmbimi i tanishëm tregtar prej 330 milionë dollarëve shumë shpejt të zmadhohet në një miliardë. Baza për bashkëpunim është vendosur me Marrëveshjen për tregti të lirë në mes dy vendeve, ndërsa si mundësi të zhvillimit të bashkëpunimit theksohen biznes-forumet.

Kjo u theksua në Biznes-forumin e Turqisë dhe Maqedonisë në Stamboll në të cilin janë të pranishëm rreth 200 kompani.

Forumi mbahet në kuadër të vizitës së kryeministrit Nikolla Gruevski në Turqi i cili së bashku me kolegun e tij Rexhep Taip Erdogan do të mbajnë fjalim para ekonomistëve.


"Marrëdhëniet e mira politike në mes dy vendeve nuk i ndjekin edhe ato ekonomike. Qëllimi ynë është shumë shpejt këmbimi të arrijë një miliardë dollarë", theksoi në Forum Taner Turker, zëvendës-kryetari i Biznes këshillit të Turqisë dhe Maqedonisë.

Ai shtoi se Maqedonia ka bashkëpunim të mirë ekonomik me fqinjët dhe se Turqia duhet të japë përpjekje që ta arrijë këtë nivel. Sipas tij, Maqedonia e paraqet rrugën tregtare të Turqisë deri në Evropë.

Zmadhimi i këmbimit tregtar dhe bashkëpunimi i përbashkët dhe bashkëpunimi me vendet e treta, sipas drejtorit teknik të Drejtorisë për tregti të jashtme Zija Alltunjëlldëz do të japë kontribut në marrëdhëniet e përgjithshme në mes dy vendeve.

Në Forum biznesmenët turq për mundësitë për investim në Maqedoni dhe projekte në të cilat mund të marrin pjesë biznesmenët turq e njoftuan zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski, ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe drejtorin e Agjencisë për investime të huaja Viktor Mizo.

Zëvendëskryeministri Peshevski u bëri thirrje kompanive turke të marrin pjesë në disa projekte energjetike, si dhe ndërtimin e centralit të kombinuar të gazit, "Lugina e Vardarit", "Ura Boshkov" dhe të tjera, ndërsa ministri Janakieski para ekonomistëve i prezantoi projektet për ndërtimin e rrugëve në Maqedoninë, privatizimin e Postës, si dhe publikimin e më disa shpalljeve publike për tokë ndërtimore.

Investimet turke në Maqedoni janë me vlerë prej 180 milionë dollarësh, ndërsa pritet të realizohet investimi i TAV-it për modernizimin e aeroporteve i cili, siç tha ministri Janakieski, duhet të fillojë në mars të vitit të ardhshëm dhe investimin e "Shishexhamit".