LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, përmes IPA fondeve janë realizuar 450 projekte prej 557 milion euro

Maqedoni, përmes IPA fondeve janë realizuar 450 projekte prej 557 milion euro

Përmes IPA fondeve, me programin e parë dhe të dytë, deri tani janë realizuar 450 projekte në vlerë të tërësishme prej 557 milion euro. Me programin IPA tre tashmë bëhet e sigurt se suksesi i shtetit t’i shfrytëzojë paratë që janë në dispozicion të fondeve evropiane dhe të sigurojë qëndrueshmëri të projekteve të financuara, do të ndikojë në mundësitë të marrë mjete nga obliguesit tatimor evropian për investime dhe projekte tjera.

Ato janë pjesë e indikacioneve të nxjerra sot në konferencën në Shkup, në të cilën ekspertët e Ministrisë së Financave para kryetarëve të komunave dhe drejtorëve kanë folur për sfidat dhe qëndrueshmërinë e projekteve.


Frek Janmaat, përfaqësues i Delegacionit të Bashkimit Evropian në shtet, ka potencuar se paqëndrueshmëria e projekteve mund të rezultojë me tërheqjen e mbështetjes së obliguesve tatimor nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Pozitive është, siç tha ai që Maqedonia e Veriut është shteti i vetëm i Ballkanit Perëndimor i cili në ligjdhënien e tij ka ndërmarrë obligim ta sigurojë qëndrueshmërinë e projekteve të zbatuara me mjete evropiane. “Atë e përshëndes, ndërsa mënyrë tjetër të siguroni qëndrueshmëri është të zbatohen revizione”, tha Janmaat.

Sipas tij, disa nga projektet në shtet funksionojnë në mënyrë të shkëlqyer në lidhje me qëndrueshmërinë, ndërsa të tjerët kanë vështirësi.

“Kjo nuk është karakteristikë vetëm për Maqedoninë e Veriut dhe njëjtë vlen për të gjitha vendet që e shfrytëzojnë IPA mbështetjen. Përgjegjësia kryesore për qëndrueshmëri është te shfrytëzuesit përfundimtar, ata të cilët direkt i shfrytëzojnë shërbimet e projekteve të ndryshme të BE-së. Pasoja përfundimtare direkt e lidhur nga pakujdesi nga ana e shfrytëzuesit dhe zvogëlimi i rezultateve, është ajo që Komisioni mund të kërkojë kthim të mjeteve. Ajo është diçka që do të dëshironim ta shmangim”, theksoi përfaqësuesi i BE-së.

Më e rëndësishme, tregoi, është qytetarët dhe kompanitë të kenë përfitime afatgjate nga ato projekte dhe të shmangen situatat në të cilat do të duhet të kthehen mjetet.

Sipas zëvendësministres së Financave Shiret Elezi, në 13 vjetorin e përdorimit të IPA instrumentit për menaxhim indirekt në asnjë moment nuk ka lëshuar përkushtim dhe entuziazëm edhe niveli i madh i profesionalizmit.

“Jemi të vetëdijshëm se kompleksiteti i vendosjes së sistemit për menaxhim indirekt përkatësisht përfshirje të institucioneve të shumta në proces sjell deri te vështirësimi i menaxhimit të projekteve. Prioritet i ynë janë dhe mbesin të jenë projektet nga interesi kombëtar, veçanërisht në fushat e transportit, mjedisit jetësor dhe ndryshimeve klimatike, sociale, arsim, qeverisje të së drejtës”, tha Elezi.

Ajo ka potencuar se IPA instrumenti siguron mbështetje të rëndësishme financiare të prioriteteve strategjike të vendit, me çka zvogëlohet ngarkesa fiskale në Buxhet por edhe mundësohet promovimi i reformave në të gjitha segmentet e rëndësishme për anëtarësim në BE.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori