LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, bien kamatat bankare

Maqedoni, bien kamatat bankare

Për vetëm dy muaj Banka Popullore e Maqedonisë për të tretën herë ulin normën referente sipas të cilës formohen normat e kredive për qytetarët dhe ekonominë.

Si në dy radhët e mëparshme, edhe kësaj radhe ulja do të bëhet për 0.5 për qind. Tash norma në bono thesare është 7.5 % ose për gjysmë % më shumë se sa ishte para fillimit të krizës.

Hapi i tillë i BPM-së, i cili duhet të kontribuojë për uljen e normave të kredive ka të bëjë me parashikimet më të mira të Bankës qendrore se si e kemi mbaruar vitin 2009. Vlerësimet më të reja tregojnë se ulja e Prodhimit Bruto Vendor në vend se 1.6 për qind sa edhe pritej, të jetë rreth 1 për qind’.

Gjithashtu relaksimi minimal i politikës monetar ka të bëjë me derdhjen më të madhe revizore, e cila i rriti rezervat devizore, por edhe të zvogëlimit të vrimës në llogarinë rrjedhëse të shtetit.


Nga Banka Popullore e Maqedonisë thonë se megjithatë nuk do të thotë se janë shterur rreziqet për politikën monetare.

Edhe pse i reviduar deficiti i projektuar në llogarinë rrjedhëse akoma është i lartë me çka financimi i tij edhe më tej është faktor kyç i rrezikut.

Për derisa derdhjet kapitale nuk realizohen në shumën e parashikuar, barra për financimin e zbrazëtirës në llogarinë rrjedhëse, përsëri do të bie mbi rezervat devizore.

Për këtë shkak ‘BPRM do të vazhdojë të bëjë udhëheq politikë të kujdesshme monetare’- thuhet në konstatimet e sotme të BPM-së.

Ndërkaq, përveç Bankës qendrore dhe ministrisë së financave në ankandin e fundit të bonove shtetërore i cili u mbajt këtë javë, uli normën e interesit e cila arrinte 5 për qind, që është parakusht themelor që bankat të fillojnë të kreditojnë ekonominë me kredi të lira.

Në trend Ekonomi

Më shumë
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve

As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve

Ekonomi
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori