LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Bëhet thirrje që qytetarët të kenë kujdes për të dhënat personale gjatë blerjes online

Maqedoni: Bëhet thirrje që qytetarët të kenë kujdes për të dhënat personale gjatë blerjes online
Foto: Ilustrim

Konsumatorët përballen me probleme gjatë blerjes online nga tregtar të paregjistruar në rrjetet sociale. Më shpesh nuk iu është dërguar prodhimi me cilësi të njëjtë si i shfaquri, ka skaduar afati i dërgesës dhe nuk kanë mundësi ta kthejnë. Kompetentët rekomandojnë gjatë blerjes në internet të kihet kujdes edhe me dhënien e të dhënave personale, përkatësisht së pari të kontrollohet nëse faqja nga e cila blihet prodhimi është i sigurt sepse në të kundërtën ekziston mundësia që të dhënat personale të keqpërdoren.

Nga Organizata e konsumatorëve të Maqedonisë thonë se 60 për qind e konsumatorëve të anketuar janë përballur me ndonjë problem gjatë blerjes online, ndërsa vetëm 39 për qind janë deklaruar se nuk kanë kurrfarë problemi me mënyrën e këtillë të blerjes.


Problemet më të shpeshta, siç theksojnë nga OKM, nuk paraqiten gjatë blerjes nga shitore të regjistruara online, por nga tregtarë individë të cilët shesin në rrjetet sociale.

Rekomandim është që gjatë blerjes në internet, së pari të kontrollohet nëse bëhet fjalë për palë të sigurt dhe të mbrojtur., e madje më pas të lihen të dhënat personale për dërgesë të prodhimit të kërkuar.

Gjatë vitit të kaluar, në Organizatën e konsumatorëve më së shumti ankesa apo më saktë – 692 janë pranuar për aparate dhe pajisje të blera pas çka pasojnë ankesat për shërbime të dhëna – 230. Nga shërbimet publike, më së shumti ankesa ka pasur në pjesën e energjisë elektrike dhe telekomunikimeve, ndërsa konsumatorë të pakënaqur ka pasur edhe për energjinë ngrohëse dhe për ujësjellësin. Në pjesën e shërbimeve financiare këtë vit OKM shënon numër të rritur të ankesave tek kreditë e shpejta, si dhe në raste në të cilat, edhe pse qytetarët nuk kanë dhënë pëlqimin për pagesë të shtyrë të kredive, megjithatë, pagesë u është shtyrë.

Konsumatorët janë përballur edhe me probleme gjatë dërgesës së mobiljeve të blera, përkatësisht ato u janë dërguar shumë më gjatë se koha e dakorduar, ndërsa ka pasur raste edhe të dërgesës së mobiljeve të dëmtuara.

Ankesat nga fusha e ushqimit këtë vit janë reduktuar në minimum, por megjithatë më shpesh si probleme me të vilat janë përballur qytetarët janë prodhimet me afat të skaduar apo prodhime me përbërje tjetër nga ajo e cekur në ambalazh.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori