LAJMI I FUNDIT:

Mancini trajneri i ri i Manchester Cityt

Mancini trajneri i ri i Manchester Cityt

Manchester City ka shkarkuar menaxherin e ekipit, Mark Hughes, dhe ka caktuar në vend të tij Roberto Mancinin, me të cilin ka nënshkruar kontratë trevjeçare e gjysmë.

Brian Kidd do të jetë shoqërues i Mancinit si ndihmëstrajner, me të gjithë stafin tjetër të Hughes që po ashtu do të largohet.

“Duke u bazuar në fillimin e këtij sezoni, me investime të dukshme në lojtarë dhe me infrastrukturë në vend, konsensusi në mes të bordit dhe stafit menaxhues ishte që të arrihen qëllimet e caktuara për sezonin 2009-2010. Por dy fitore në 11 ndeshje në Ligën Premier, nuk është në përputhje me qëllimet që jemi pajtuar dhe të cilat i kemi caktuar. Kjo është një deklaratë ca e vështirë. Dëshirojmë të falënderojmë Mark Hughes dhe t’i dëshirojmë atij çdo të mirë në karrierë”, ka thënë kryetari i bordit të klubit Khaldoon Al Mubarak.

Rreth menaxherit të ri të ekipit, Roberto Mancinit, drejtuesit e klubit anglez kanë vetëm fjalë të mira.


“Roberto është një menaxher me përvojë me një rekord të dëshmuar të trofeve dhe kampionateve. Ajo çfarë është tërësisht e qartë është se Roberto beson se Manchester City ka potencial të arrijë nivelet më të larta dhe se kjo është në aftësitë e tij për ta bërë. Unë shpresoj se fansat tonë të shkëlqyeshëm do të na bashkohen për të mirëpritur Roberton në klub”, ka përfunduar Mubarak./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Kombëtarja e Shqipërisë
Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Ndërkombëtare
Sylvinho i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe përmbysjen e rezultatit ndaj Ukrainës

Sylvinho i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe përmbysjen e rezultatit ndaj Ukrainës

Kombëtarja e Shqipërisë
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Prapaskenat e ndeshjes Kosovë-Rumani: ‘Zhdukja’ e Fodas dhe futbollistëve pas turpërimit, zënkat në fushë dhe elektrizimi i tifozëve nga Rexhbeçaj

Prapaskenat e ndeshjes Kosovë-Rumani: ‘Zhdukja’ e Fodas dhe futbollistëve pas turpërimit, zënkat në fushë dhe elektrizimi i tifozëve nga Rexhbeçaj

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori