LAJMI I FUNDIT:

Mancini: Tevez do të mbetet në City

Mancini: Tevez do të mbetet në City

Roberto Mancini është i bindur se Carlos Tevez do të mbetet në Manchester City edhe krahas asaj që ekipi nuk arriti të kualifikohet për në finale të Ligës së Kampionëve.

Tevez pati një sezon të shkëlqyeshëm në Manchester City, por kjo nuk ishte e mjaftueshme që qytetarët të kualifikohen për në garën evropiane. Ata mbrëmë u mposhtën me rezultat minimal 1-0 nga Tottenhami, që me këtë fitore siguroi biletën e fundit për në Ligën e Kampionëve.

“Carlos Tevez ka marrëveshje me Manchester Cityn dhe do të mbetet këtu edhe sezonin e ardhshëm”, ka thënë Mancini. /Telegrafi/