LAJMI I FUNDIT:

Mancini mohon se mund të drejtojë Italinë

Mancini mohon se mund të drejtojë Italinë

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, edhe një herë e ka hedhur poshtë mundësinë për të marrë nën drejtim kombëtaren e Italisë pas Kupës Botërore.

Mancini është lidhur me këtë rol pasi Marcello Lippi ka pohuar se do të largohet nga ky post pas kampionatit Afrika e Jugut 2010.

“Ndoshta pas 10 vitesh do të isha i interesuar. Nëse Lippi largohet pas Kupës Botërore, Prandelli do të ishte një zgjidhje e mirë. Nuk e di nëse Lippi do të largohet, por unë do të qëndroj këtu”, ka thënë italiani./Telegrafi/