LAJMI I FUNDIT:

Manchester rikthehet kah Di Maria

Manchester rikthehet kah Di Maria

Manchester United është duke planifikuar një ‘sulm’ të ri në drejtim të Benficas për anësorin Angel Di Maria.

Daily Mail shkruan se kampioni i Ligës Premier është duke menduar të rihapë negociatat me klubin portugez për të transferuar argjentinasin.

United, që raportohet se bëri pyetje për anësorin në muajin dhjetor, ishte në mesin e top klubeve vëzhguesit e të cilit ndoqën anësorin të shënojë hat-trick në fitoren 4-0 ndaj Leixoes./Telegrafi/