LAJMI I FUNDIT:

Manastiri përkujtoi Sami Frashërin

Manastiri përkujtoi Sami Frashërin

Instituti i Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Shkup, në bashkëpunim të ngushtë me Muzeun e Manastirit dhe Institutin Albanologjik në Prishtinë organizuan konferencën shkencore me temë “Rëndësia e Sami Frashërit në zhvillimin e alfabetit shqip, gjuhës dhe letërsisë shqiptare, si dhe zhvillimin e vetëdijesimit të shqiptarëve”.

Këtu u trajtuan tema, lidhur me kontributin historik, gjuhësor dhe letrar të Sami Frashërit.

Nga ITKSHSH lidhur me figurën e Sami Frashërit referuan punonjësit shkencorë Skënder Hasani, Shefqet Zekolli dhe Zeqirja Ibrahimi, ndërsa nga Katedra e Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare në Shkup referoi Avzi Mustafa.


Këtë konferencë e nderoi me kumtesën e tij shkencore, edhe drejtori i Institutit Albanologjik në Prishtinë, Hysen Matoshi. /Albeu/