LAJMI I FUNDIT:

Mali i Zi nuk do t’i paguajë qira Serbisë

Mali i Zi nuk do t’i paguajë qira Serbisë

Mali i Zi nuk do t’i paguajë Serbisë 1.5 milionë euro për shfrytëzimin e vilës “Cërnogorka” në Dedinjë, për shkak se nuk ekziston dokument i shkruar për një kërkesë të tillë të Beogradit.

Qeveria e Malit të Zi konsideron se kërkesa për pagesën e qirasë për shfrytëzimin e vilës është e pabazë dhe pret që për kërkesën në fjalë së shpejti të flitet në nivel ndërkombëtar.

Sipas gazetës “Vijesti”, nuk është kontestuese se shteti i Serbisë është pronare e vilës në të cilën është vendosur ambasada malazeze, por është kontestuese se si Qeveria serbe ka llogaritur shumën për qiranë në vlerë prej 1.5 milionë eurove. /Makfaks/